ISP Pro
Kushtet e Përdorimit të Aplikacionit
Versioni 1.0
Këto kushte rregullojnë përdorimin e aplikacionit ISP Pro për iOS dhe
Android. Aplikacioni është një mjet për të parë e menaxhuar shërbimin që
keni me ne — ai nuk e zëvendëson kontratën e abonimit. Ofruesi është
Nail Çelaj, person fizik, me emrin tregtar "ISP Pro", NIPT L46314002H.
1. Kush mund ta përdorë
Aplikacioni është për abonentët tanë. Hyrja bëhet me të dhënat e
shërbimit tuaj; ju përgjigjeni për ruajtjen e tyre dhe për veprimet e
kryera nga pajisja juaj.
2. Çfarë mund të bëni
Të shihni faturat dhe pagesat, gjendjen e lidhjes, konsumin, kërkesat e
suportit dhe njoftimet për ndërprerje. Mund të ndryshoni emrin dhe
fjalëkalimin e rrjetit tuaj WiFi dhe ta rindizni ruterin nga distanca.
Këto veprime prekin pajisjen në shtëpinë tuaj, ndaj kryeji vetëm kur di
çfarë po bën.
3. Pagesat
Pagesat e abonimit kryhen për një shërbim real që ju ofrohet jashtë
aplikacionit. Ato përpunohen nga procesori ynë i pagesave dhe rregullohen
nga Kushtet e Shërbimit dhe kontrata juaj e abonimit.
4. Disponueshmëria
Aplikacioni ofrohet ashtu siç është. Mund të ketë ndërprerje për
mirëmbajtje ose përditësime. Funksionet mund të ndryshojnë me kohën.
5. Kufizime
Nuk lejohet të kopjoni, modifikoni ose zbërtheni aplikacionin, as të
përpiqeni të aksesoni të dhëna që nuk ju përkasin. Aksesi i pajisjeve që
nuk janë tuajat përbën shkelje dhe mund të çojë në mbylljen e llogarisë.
6. Të dhënat tuaja
Mënyra si i përdorim të dhënat përshkruhet te Politika e Privatësisë.
Llogarinë e aplikacionit mund ta fshini në çdo kohë përmes faqes së
fshirjes së llogarisë ose nga vetë aplikacioni; kjo nuk e mbyll abonimin.
7. Ndryshimet e kushteve
Kur i ndryshojmë këto kushte, publikojmë një version të ri me datën e
hyrjes në fuqi dhe ju kërkojmë ta pranoni në aplikacion. Pranimi juaj
regjistrohet bashkë me versionin dhe datën.
8. Kontakti
[email protected] · +355 69 246 1277.