ISP Pro
Politika e Privatësisë
Versioni 1.0
Kjo politikë shpjegon çfarë të dhënash mbledh ISP Pro kur ju përdorni
shërbimin tonë të internetit dhe televizionit, faqen isppro.al, portalin
e klientit dhe aplikacionin tonë për iOS e Android.
1. Kush jemi
Nail Çelaj, person fizik, që ushtron veprimtari me emrin tregtar
"ISP Pro". NIPT L46314002H. Adresa: Dragoc 4012, Shkodër, Shqipëri.
Për çdo pyetje ose kërkesë lidhur me të dhënat tuaja na shkruani te
[email protected] ose telefononi +355 69 246 1277.
2. Çfarë mbledhim
- Të dhëna kontakti: emri, numri i telefonit dhe email-i, kur e jepni.
- Adresa e instalimit dhe, nëse e ndani vetë me butonin e vendndodhjes,
koordinatat e pikës ku doni instalimin.
- Të dhënat e abonimit: paketa, emri i shërbimit, faturat dhe pagesat.
- Të dhëna teknike të lidhjes: gjendja e pajisjes optike në shtëpinë tuaj
(sinjali, distanca, ndërprerjet), adresa IP, emri i rrjetit WiFi dhe
pajisjet e lidhura me ruterin, kur ju i shihni ose i ndryshoni nga
portali apo aplikacioni.
- Kërkesat e suportit dhe komunikimet me ne.
Aplikacioni ynë nuk dërgon njoftime push dhe nuk mbledh identifikues
pajisjeje për këtë qëllim. Nëse kjo ndryshon, politika përditësohet para
se funksioni të ndizet.
3. Pse i përdorim
Për të instaluar e mbajtur shërbimin, për t'ju faturuar, për t'ju
mbështetur kur diçka nuk punon, për t'ju njoftuar për ndërprerje dhe për
të përmbushur detyrimet ligjore. Nuk i shesim të dhënat tuaja askujt dhe
nuk i përdorim për reklama të palëve të treta.
4. Kur i ndajmë me të tjerë
- Pagesat me kartë kryhen nga banka ose procesori i pagesave; ne nuk
shohim dhe nuk ruajmë numrin e kartës.
- Kur ndani vendndodhjen tuaj, koordinatat i dërgohen shërbimit të hartave
OpenStreetMap vetëm për të gjetur emrin e rrugës.
- Faqja jonë përdor reCAPTCHA të Google-it kundër mesazheve automatike.
- Faturat mund t'ju dërgohen me email ose WhatsApp, sipas zgjedhjes suaj.
- Autoriteteve, vetëm kur ligji na detyron.
5. Sa gjatë i mbajmë
Të dhënat e shërbimit i mbajmë për sa kohë jeni klient. Faturat dhe
dokumentet financiare i ruajmë për 10 vjet, sipas afateve të
legjislacionit kontabël e tatimor. Kërkesat e suportit dhe të dhënat
teknike të lidhjes i mbajmë deri në 24 muaj; pas këtij afati i fshijmë
ose i mbajmë vetëm në formë të përmbledhur, pa ju identifikuar.
6. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni akses, korrigjim ose fshirje të të dhënave
tuaja, si dhe të kundërshtoni përpunimin e tyre. Kërkesën na e dërgoni te
[email protected] ose përmes faqes së fshirjes së llogarisë. Nëse mendoni se
të drejtat tuaja janë shkelur, mund t'i drejtoheni Komisionerit për të
Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
7. Fshirja e llogarisë
Llogarinë e aplikacionit mund ta fshini duke plotësuar formularin te faqja
jonë e fshirjes së llogarisë. Fshirja e llogarisë nuk e ndërpret abonimin:
për të mbyllur shërbimin, na kontaktoni.
8. Ndryshimet
Kur e ndryshojmë këtë politikë, publikojmë një version të ri me datën e
hyrjes në fuqi. Për ndryshime thelbësore ju njoftojmë të paktën 30 ditë
përpara. Versionet e mëparshme mbeten të regjistruara te ne.