Kalo te përmbajtja
ISPPro
  • Kryefaqja
  • Paketat
  • Mbulimi
  • Ekipi
  • Blogu
  • Kontakti
Apliko
SQ EN
  • Kryefaqja
  • Paketat
  • Mbulimi
  • Ekipi
  • Blogu
  • Kontakti
SQ EN
Apliko
Hyr Krijo llogari

Shporta ime

Loading...

Hyrja e klientit

Checkout using your account

Harrove fjalëkalimin?

Checkout as a new customer

Creating an account has many benefits:

  • See order and shipping status
  • Track order history
  • Check out faster
Krijo llogari
Shiko statusin

ISP Pro

Kushtet e Shërbimit

Versioni 1.0

Këto kushte rregullojnë shërbimin e internetit dhe të televizionit që

ISP Pro ofron për abonentët e vet. Ofruesi është Nail Çelaj, person fizik,

me emrin tregtar "ISP Pro", NIPT L46314002H, Dragoc 4012, Shkodër.

1. Shërbimi

Shpejtësitë e paketave janë vlera maksimale të lidhjes deri te pajisja

juaj — prandaj shkruhen "deri në". Shpejtësia që matni në një çast të

caktuar varet nga pajisjet tuaja, nga rrjeti WiFi brenda shtëpisë dhe nga

destinacioni në internet, ndaj nuk deklarojmë një shpejtësi minimale të

garantuar. Lidhjen deri te pajisja optike e monitorojmë vazhdimisht dhe

ndërhyjmë kur bie nën nivelin e pritshëm.

2. Instalimi dhe pajisjet

Instalimin e kryen stafi ynë. Pajisja optike, ruteri dhe dekoderi, kur

jepen nga ne, mbeten pronë e ISP Pro dhe kthehen kur mbyllet shërbimi, në

gjendje të rregullt përveç konsumit normal. Dëmtimi ose humbja e tyre

faturohet sipas çmimit të listës së asaj pajisjeje në momentin e

faturimit; çmimet janë të disponueshme te zyra jonë me kërkesën tuaj.

3. Faturimi

Shërbimi faturohet periodikisht sipas paketës së zgjedhur. Pagesa kryhet

brenda afatit të shënuar në faturë. Në mospagesë, shërbimi mund të

pezullohet 5 ditë pas njoftimit dhe rivendoset pas shlyerjes së detyrimit.

4. Ndërprerjet dhe kompensimi

Punojmë që shërbimi të jetë i vazhdueshëm, por ndërprerjet nga defektet,

mirëmbajtja e planifikuar ose shkaqe jashtë kontrollit tonë janë të

mundshme. Ndërprerjet e planifikuara i njoftojmë paraprakisht kur është e

mundur.

Kur shërbimi mungon pa ndërprerje për më shumë se 48 orë rresht për shkak

që varet nga ne, tarifa e periudhës zbritet në përpjesëtim me kohën pa

shërbim, duke nisur nga ora e parë e ndërprerjes. Zbritja pasqyrohet në

faturën e radhës. Ky rregull nuk zbatohet kur ndërprerja vjen nga pajisjet

tuaja, nga mungesa e energjisë në banesën tuaj ose nga forca madhore.

5. Përdorimi i drejtë

Lidhja jepet për përdorim nga abonenti në adresën e instalimit. Nuk

lejohet rishitja e saj, as përdorimi për veprimtari të paligjshme ose që

dëmton rrjetin dhe përdoruesit e tjerë.

6. Televizioni

Paketat televizive përmbajnë kanalet e listuara në faqen tonë në momentin

e abonimit. Përbërja e kanaleve mund të ndryshojë kur ndryshojnë

marrëveshjet me ofruesit e përmbajtjes; ndryshimet i njoftojmë. Kur një

paketë nuk ofrohet më për abonime të reja, kjo shënohet qartë në faqe dhe

abonentët ekzistues njoftohen veçmas para çdo ndryshimi që i prek.

7. Ndryshimi dhe mbyllja

Kushtet dhe çmimet mund të ndryshojnë me njoftim paraprak të paktën 30

ditë përpara. Nëse nuk pajtoheni me ndryshimin, mund ta mbyllni abonimin

para se ai të hyjë në fuqi, pa penalitet për shkak të ndryshimit. Abonimi

mund të mbyllet edhe nga secila palë sipas kushteve të kontratës që keni

nënshkruar.

8. Kontakti

[email protected] · +355 69 246 1277 · Dragoc 4012, Shkodër.

Dokumente të lidhura

  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit të Aplikacionit
  • Fshini llogarinë tuaj

ISP Pro

Shkarko aplikacionin

  • App Store
  • Google Play
Kompania
  • Rreth nesh
  • Ekipi
  • Blogu
Shërbimi
  • Paketat
  • Mbulimi
  • Statusi i rrjetit
  • Testi i shpejtësisë
Ndihma
  • Suporti
  • Kontakti
  • Kushtet e shërbimit
  • Politika e privatësisë
Kontakti
ISP Pro — Ofrues i shërbimit të internetit Dragoc 4012, Shkodër, Shqipëri NIPT: L46314002H
+355 69 246 1277 +355 68 465 5556 [email protected]
  • Facebook
  • Instagram

© 2026 ISPPro — Internet Service Provider. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Powered by Ready Network Sh.p.k